Qëndisjet Su, tradita e veçantë kineze

Zhenhu ndodhet në perëndim të qytetit Suzhou në provincën kineze Jiangsu dhe njihet si një qytet i lashtë që ruan kulturën Wu dhe Taihu. Në të njëjtën kohë Zhenhu cilësohet dhe si toka e qumështit dhe mjaltit.

Një traditë e lashtë e këtij qyteti është dhe qendisja e njohur si qendisja Su.

Në Zhenhu gjendet një qendisje me përmasa të mëdha prej 1,700 metrash që vlerësohet si një nga më të arrirat e Galerisë së Arteve të Qendistarisë së Kinës. Të qëndisurat tregojnë se me sa pasion e kanë trashëguar brez pas brezi artizanët këtë thesar të kulturës kineze. Qendisja Su është ndër 4 stilet e famshme të qendistarisë kineze.

Emri i qendisjeve Su vjen nga qyteti i origjinës së saj Suzhou. Qendisjet e stilit Su janë të famshme për pasqyrimin e peizazhit, me figura lulesh dhe zogjsh, tepër të ngjashëm me ata realë. Qendisjet më të realizuara janë ato që punohen sipas vizatimit të hijeve.

Arti i qendisjes në Kinë ka një traditë të konsoliduar dhe përbëhet nga 4 stile kryesore, të njohura si stili Xiang, me origjinë nga provinca qendrore Hunan; stili Yue nga provinca jugore Guangdong; stili Xu nga provinca lindore Jiangsu dhe stili Shu nga provinca jugperëndimore Sichuan.

Qendisjet e stilit Su shprehin finesën dhe origjinalitetin e kulturës aziatike në përgjithësi, por të asaj kineze në veçanti.

Pin It