“Teatrit Metropol” së shpejti me një pamje të re

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e rikonstruksionit të teatrit te Metropolit.  Investimi në këtë godinë ishte bërë i domosdoshëm, jo vetëm për shkak të rrënimit ndër vite, por edhe për t’iu përgjigjur ritmit të jetës së gjallëruar artistike që zhvillohet në këtë teatër.

Punimet nuk do të pengojnë realizimin e shfaqjeve në vazhdim, në mënyrë që teatri të jetë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë punimeve.

Veliaj vlerësoi punën që është bërë në këtë teatër, duke rikthyer interesin e qytetarëve artdashës, por, theksoi se punimet nuk do të pengojnë realizimin e shfaqjeve në vazhdim

Vetëm vitin e kaluar në Teatrin e Metropolit janë zhvilluar më shumë se 220 shfaqje dhe aktivitete kulturore, një institucion që së shpejti do të transformohet në një qendër të denjë kulturore.

Pin It