Dosjet, votohen kandidaturat për komisionin e posaçëm

0kewof3

Komisioni i Ligjeve votoi sot kandidaturat për anëtarë të komisionit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Mes kandidatëve të propozuar ka edhe anëtarë të shoqatave të të përndjekurve politikë, ndërsa dy emra do të propozohen nga Kuvendi.

Qeveria ka propozuar Gentiana Sulën për postin e kryetares së komisionit, ndërsa votimi përfundimtar do te ebëhet të enjtën në seancën parlamentare. 11 kandidatët iu nënshtruan verifikimit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për t’u pajisur me certifikata sigurie.

Si do hapen dosjet?

Fillimisht do të nisë identifikimi dhe mbledhja e dosjeve të Sigurimit nga autoritetet publike dhe rrjeti arkivor. Edhe personat fizikë, të cilës disponojnë dosje, janë të detyruar me ligj t’i dorëzojë pranë komisionit. Transporti i dokumenteve sekrete për spiunët në komision Komisioni arkivon të gjitha dokumentet, kopjet dhe dublikatat e mbledhura sipas parashikimeve të këtij ligji. Ndërkaq, ligji parashikon që personat e interesuar paraqesin kërkesë pranë Autoritetit për t’u informuar për dosjet. Kërkuesit i njihet e drejta për t’u njohur me dokumentet kur ai ka cilësinë e të prekurit, palës së tretë, bashkëpunëtorit apo të favorizuarit të ish-Sigurimit të Shtetit ose është një përfaqësues me prokurë i këtyre të fundit. Kjo e drejtë përfshin njohjen dhe shqyrtimin e dokumenteve origjinale ose dublikatave të tyre. Autoriteti mund ta kufizojë pjesërisht ose plotësisht garantimin e së drejtës për informim, kur të dhënat përbëjnë kërcënim real për Sigurinë Kombëtare. Kush preket “Procesi i hapjes së dosjeve të të ish-Sigurimit të Shtetit pritet të prekë 400 mijë persona. Sigurimi i Shtetit ka pasur 1 mijë e 400 punonjës dhe rreth 400 mijë bashkëpunëtorë të nivele të ndryshme, gjatë gjithë periudhës së funksionit të tij”.

9 kandidatët e certifikuar nga DSIK

  1. Daut Gumeni
  2. Durim Grabova
  3. Ermira Shtino
  4. Simon Mirakaj
  5. Marenglen Kasmi
  6. Selami Zalli
  7. Petrit Karabina
  8. Gjon Fierza
  9. Gentiana Sula
Pin It