Sot është Dita Botërore e Diabetit

rtr

14 Nëntori është Dita Botërore e Diabetit, ditë e cila mbledh bashkë shoqatat e diabetit dhe komunitetet mjekësore për të informuar publikun lidhur me ketë sëmundje si dhe mënyrat sesi mund të parandalohet kjo sëmundje e re globale.

Diabeti është një sëmundje e cila nëse nuk kuptohet në kohë shkakton ndërlikime serioze, si sëmundje kardiovaskulare, verbim  apo sëmundje të veshkave etj.

Të dhënat më të fundit të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit  kanë treguar se janë  rreth 387 milionë të prekur me diabet ku pritet që numri i tyre të arrijë në 600 milionë në vitin 2035 në të gjithë botën. Numri më i madh i njerëzve me diabet i përket grup-moshës 40-50 vjeç.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla mbi diabetin :

1.Pacientët me diabet duhet të ecin sa më shumë

2.Duhet të konsumojnë kripën sa më pak të jetë e mundur

3.Të qëndrojë sa më pak ulur para televizorit, kompjuterit

4.Të kufizojnë sheqernat e rafinuara

5.Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra, bajame

6.Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë

7.Të përdorin sa më shumë zarzavate të gjelbra

Gjithashtu qetësia shpirtërore e pacientit është e rëndësishme pasi stabilizon gliceminë dhe lehtëson kontrollin e pacientit, ndaj pacienti duhet të ketë në kontroll gjendjen e tij emocionale.

 

 

 

 

 

 

 

Pin It