Jackie Chan merr Oscar-in e merituar pas 56 vitesh në kinematografi

jc

Aktori i njohur Jackie Chan është vlerësuar me çmimin e Oscar për kontributin e tij në film. Ky çmim për 62­-vjeçarin vjen pas më shumë se 56 vjetëve të kaluara në industrinë e filmit dhe më shumë se 200 filmave . Ai u prezantua nga kolegu i tij në “Rush Hour” Chris Tucker, të shtunën, në ceremoninë e përvitshme të Governors Awards. Në fjalën e tij, Hanks theksoi se Chan nuk e kishte marrë deri më tani këtë trofe, pasi filmat ku luan ai, komedi­aksion dhe me arte marciale, zakonisht nuk merren në konsideratë gjatë ceremonisë së Academy Awards.

Pin It