10 fakte të panjohura për Jackie Chan

Ai është një personazh kaq karizmatik e i këndëshëm e në secilin film na ka mahnitur. Jackie Chan, i lindur më 7 prill 1954 në Central and Western District në Hong Kong, është një aktor i famshëm i filmave me kung fu.

Filmat e tij, të shfaqur në të gjithë botën, kanë fituar mbi 40 miliardë dollarë. Chan është një nga aktorët më të njohur, megjithatë edhe ai ka sekretet e tij. Ja dhjetë fakte që ndoshta nuk i dinit:

. Jackie ka frikë nga gjilpërat. Në një intervistë tha se për të ishte gjë e pabesueshme dhe e tmerrshme të shihte gjilpërën teksa hyn në lëkurë.

. Filmi i parë ku ka marrë pjesë është “Shtatë luftëtarë të vegjël trima”, dalë më 1962.

. Kur doli filmi “Gjarpri nën hijen e shqiponjës”, Jackie u padit nga disa shoqata për mbrojtjen e kafshëve, për shkak të një skene ku një mace lufton me një gjarpër.

. Jackie flinte mesatarisht dy orë në rininë e tij, për shkak të filmimeve intensive.

. Ai ka qenë bodyguard i Bruce Lee në Hong Kong.

. Jackie thotë se është tip i qetë. Kur nuk ka xhirime, ai qëndron në bazën e fshehtë në Hong Kong dhe e kalon kohën duke lexuar, në shoqërinë e miqve dhe duke luajtur ping pong.

. Emri i tij origjinal është Chen Gangsheng, ndërsa mbiemri i vërtetë është Fang. Djali i tij mban mbiemrin e vërtetë.

. Babai i tij ka shpërbyer si spiun për Guomindanin, Partia Nacionaliste Kineze, armike e Partisë Komuniste të Mao Ce Dunit. I dha fund karrierës me vendosjen në Hong Kong.

. Jackie Chan ka bërë të ditur se pasuria e tij shkon rreth 400 milionë dollarë.

Pin It