Kalendar historik: 17 korrik

17 Korriku është dita e 198 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 167 ditë.

Ngjarje

1867 – Themelohet në Boston, Masaçusets, Shkolla e Mjekësisë Dentare  të Harvardit – e para shkollë dentare në SHBA e lidhur me një universitet.

1918 – Anija Carpathia, e cila kishte shpëtuar 705 të mbijetuarit nga Titaniku i mbytur më 1912, fundoset pranë brigjeve të Irlandës nga një anije luftarake gjermane – nga 55 njerëzit në bord, vetëm 5 shpëtojnë.

1938 – SHBA; Douglas Corrigan, pilot, niset me një monoplan nga Nju Jorku për në Los Angeles. 28 orë më vonë ai mbërriti jo në Kaliforni, por në Irlandë.  Korrigan kishte fluturuar 5 mijë km pa pajisjeve komunikimi, përveç një busull. Shpjegimi i tij për gabimin monumental ishte se kishte ndjekur fundin e gabuar e gjilpërës së busullës. Që nga ajo kohë shprehja “wrong way Corrigan!” përdoret veçanërisht në sport, kur lojtari i hutuar vrapon me top drejt portës së vet.

1945 – Presidenti amerikan Harry S. Truman, lideri sovjetik Josef Stalin dhe kryeministri britanik Winston Churchill filluan takimin në Potsdam gjatë samitit të fundit të aleatëve të Luftës së Dytë Botërore.

1955 – U hap Disneyland në Anaheim të Kalifornisë.

1967 – Saksofonisti dhe kompozitori i muzikës jazz, John Coltrane, vdiq në moshën 40-vjeçare.

1990 – Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat (61 vjeç) martohet me Suha Tawil (27 vjeçe). Suha, nga një familje e pasur e krishtere nga Jeruzalemi u bë e njohur si veprimtare për të drejtat e grave. Në një intervistë me revistën Nju Yorker më 1995, ajo u shpreh: ”I kam thënë burrit se nëse u mohon grave barazi, unë do të jem në pararojë të grave në rrugë duke protestuar para zyrës së tij në shtetin e ri palestinez.”  Eshtë argumentuar se Suha dhe Arafati u takuan në vitin 1987; ajo ndihmoi në organizimin e vizitës së Arafatit në Paris në vitin 1989; Arafati i kërkoi Suhas të vinte të punonte me të në Tunizi, ku Organizata për Çlirimin e Palestinës kishte ngritur një seli. Suha u konvertua në islam dhe fshehurazi u martua me Arafatin. Fëmija e tyre i vetëm, vajzë, lindi më 1995 në Francë. Arafati vdiq me 2004.

 

  • 1888 – Shmuel Yosef Agnon, shkrimtar izraelit, Nobelist

 

Vdekje

  • 1790 – Adam Smith, babai i Ekonomisë Politike
Pin It