Festë folklori, Lezha mbledh rapsodët nga e gjithë Shqipëria

folklorik_tipologjik_komb%c2%bdtar_i_rapsod%c2%bdve_dhe_instrumentist%c2%bdve_popullor%c2%bd

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike organizon edicionin e IX-të “Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë” në qytetin e Lezhës.

Në këtë festival, me karakter konkurues, do të marrin pjesë Rapsodë të Harkut (Lahutarë) dhe Rapsodë të Pendës ( çifteli, sharki), gjithashtu edhe instrumentistë dhe grup instrumental të cilët luajnë vegla popullore tradicionale.

Në repertorin e tyre do të ketë Këngë të Eposit të Kreshnikëve, Baladat dhe Rapsoditë Historike me lahutë dhe Këngë Maje –Krahu si edhe repertor që pasqyron ngjarje bashkëkohore.

Bashkitë konkurruese janë: Lezha, Dibra, Vlora, Mirdita, Kukësi, Kurini, Vau i Dejës, Malësia e Madhe, Gramshi, Mati, Hasi, Mallakastra, Tropoja, Puka.

Përshëndetin festivalin Shoqata “Shote Galica”, Drenas, Kosove, Shoqata “Dede Gjon Luli”, shqiptaret e Malit te Zi, SHKA “Jahi Hasani” Cegran, Gostivar si dhe Kavllisti Sallah Shabani nga Gostivari. Ky festival që do të mbahet më 24-25 nëntor 2016, ora: 16:00 në  Pallatin eKulturës, Lezhë vazhdon të mbajë gjallë traditën gojore të trashëguar brez pas brezi dhe ne jemi dëshmitar të këtij fenomeni i cili vazhdon të gjallojë në Shqipëri.  Nxitja dhe promovimi i kësaj pasurie kulturore jomateriale është qëllimi parësor i këtij festivali.

 

Pin It