Hudhra, kuruesja e disa sëmundjeve

rrrr

Hudhra edhe pse një perim i vogël është një nga më të shëndetshme. Madje ekspertët thonë se mund të shërojnë trupin për 24 orë.

Hudhra përdoret për kurimin e sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë dhe të ulët të gjakut, kolesterolit të lartë, forcon sistemin imunitar, eleminon lodhjen, përmirëson forcën e kockave etj.

Në një studim të bërë në USA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 për qind. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës.

Ndërsa për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz, që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelpinj hudhre në ditë.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla të përdorimit të hudhrës:

-Të sëmurë, që vuajnë nga tensioni i ulët nuk duhet të hanë hudhër.

– Këshillohet përdorimi i 3 deri në 10 thelpinj hudhre në ditë kundër sëmundjeve.

– Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën.

– Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit.

– Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë për të mos humbur vitaminat që ajo përmban.

– Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.

– Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj.

– Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat, që kalbin lëndën organike.

Pin It