”MIK” në Korçë, festivali që promovon kulturën dhe historinë e këtij qyteti

Edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar  “MIK” starton nga qyteti i Korçës. Festivali “MIK” lindi si ide e inkurajuar nga sopranoja Inva Mula.

Festivali do sjellë 150 artistë, që do performojnë muzikën më të mirë, të ndërthurur me historinë e kulturën e qytetit të Korçës. “MIK Festival” do të zgjasë pesë ditë nga data 25 deri më 29 korrik, si një aktivitet për të promovuar kulturën, historinë e këtij qyteti.

Për sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare  edhe emri i festivalit që nis në edicionin e parë pas disa ditësh ka një domethënie. Sipas saj lidhet me miqtë e artit dhe muzikës. “Festivali quhet “MIK”.

Tefta Tashko Koço do të marrë vëmendjen më të madhe në këtë festival, si një nga figurat më të mëdha të këtij qyteti, që bëri revolucion duke sjellë në Korçë jetë artistike, atëherë kur mungonte ajo.

Pesë ditë aktivitete

Festivalit “Muzika Internacionale në Korçë” (MIK) do të zgjasë plotë 5 ditë me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar kulturën. “Koncepti i tij është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës. “MIK Festival” është festivali i parë që bën bashkë rreth 150 artistë të zhanreve të ndryshme për të performuar si asnjëherë më parë në këto 5 ditë të festivalit”, shkruhet në faqen e festivalit./ATA/

Pin It