Kuvendi voton sot për anëtarët e Autoritetit për hapjen e dosjeve

0kewof3

Kuvendi do të votojë të enjten kandidaturat e propozuara për anëtarë të Autoritetit për Informim për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Ky do të jetë komisioni i cili do të marrë përsipër procesin e hapjes së dosjeve.

Kandidaturat e propozuara për votim nga Komisioni i Ligjeve janë Daut Gumeni, i propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politike dhe i mbështetur nga grupi parlamentar i PS-së dhe Simon Mirakaj, i propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe i mbështetur nga grupi i PD-së.

Ndërsa Kuvendi ka propozuar Altin Hoxhën, i propozuar nga grupi i LSI-së, kandidaturën e Maringlen Kasmit, i propozuar nga grupi i PS-së dhe Selami Zallin, propozuar nga grupi i PD-së.

Prej këtyre të pestëve do të zgjidhen katër, të cilët së bashku me Gentiana Sulën, të propozuar nga qeveria në qershor 2015, do të nisin zbatimin e ligjit të dosjeve të miratuar në prill 2015.

Seanca e sotme do të votojë dhe anëtarin e ri të KQZ-së, pas dorëheqjes së Denar Bibës, i zgjedhur kryetar i ketij institucioni. Për këte post garojnë Bledar Skënderi dhe Erik Skëndaj.

Pin It