Procesi mësimor, të shtunën vendimi i qeverisë për datën e hapjes së shkollave

shkolll

Qeveria do të dalë ditën e shtunë, 7 janar, me një vendim përfundimtar në lidhje me datën e fillimit të procesit mësimor. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, qeveria po shqyrton mundësinë e shtyrjes së hapjes së shkollave edhe për një javë, por ende nuk ka një vendim për këtë çështje.

Propozimi për zgjatjen e pushimeve për arsimin parauniversitar deri në 16 janar erdhi nga ana e ministrit Beqaj, për shkak të shkallës së përhapjes së gripit tek fëmijët dhe të rinjtë.

Në një prononcim për mediat Beqaj deklaroi se situata paraqitet serioze dhe se të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri. Ai deklaroi se temperaturat e ulëta kanë shkaktuar më shumë probleme tek personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë dhe fëmijët.

Pin It