Nis viti i ri shkollor, 32 mijë fëmijë ulen për herë të parë në banka

Nis sot viti i ri shkollor 2018-2019. 32 mijë fëmijë do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa 39 mijë maturantët do provojnë këtë vit maturën e re.

Ky vit shkollor do të ketë dy risi në arsimin parauniversitar: Ndalimin e celularëve dhe librat falas. Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi në muajin gusht të këtij viti të ndalonte përdorimin e celularëve në të gjitha shkollat, ndërkohë që këtij urdhëri i ka paraprirë vendimi i qeverisë shqiptare për të shpërndarë librat falas.

Këto janë dy sfidat e para me të cilat do të përballen mësuesit dhe stafet e drejtorive arsimore nëpër rrethe.

 

Pin It