Qytetarët solidarizohen me të pastrehët, ndihma për qendrat sociale

1-41

Qytetarë, biznese dhe organizata të shumta janë organizuar për t’u ardhur në ndihmë personave të pastrehë që janë strehuar përkohësisht në qendrat sociale. Ata janë solidarizuar me njerëzit në nevojë dhe kanë kontribuar me ushqime dhe veshmbathje të domosdoshme në këto ditë të ftohta.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter ftoi qytetarët të ofrojnë ndihmën e tyre, pasi ende ka nevojë për ushqime dhe veshje. “Kemi ende nevojë për ndihmë me ngricat, ja si mund të ndihmosh me ushqime dhe veshje!”, shkruan Veliaj.

Sipas Top Channel 193 qytetarë janë strehuar në këto ditë të ftohta në shtatë qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës. Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë vijuar punën për të ndihmuar të gjithë ata që janë pastrehë për t’i dërguar pranë këtyre qendrave sociale, ku marrin edhe ndihmën e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje.

 

Pin It