Gjiknuri: “Rreth 1800 punonjës të OSHEE-së që kanë qënë në gatishmëri gjatë ditëve të festave do të shpërblehen.”

shtylla-elektrike-e1483797354993-640x320

Rreth 1800 punonjës të OSHEE-së që kanë qënë në gatishmëri gjatë ditëve të festave, por edhe defektet e shkaktuar nga moti i keq do të marrin një shpërblim.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Ardian Çela ndodheshin në Kukës, rajoni më i prekur nga temperaturat e ulëta dhe numri i defekteve.

Ministri Gjiknuri tha se do të ketë shpërblim ekstra për ata që qëndruan në gatishmëri në kushte të vështira.

“Si nga pikëpamja profesionale, pra OSHEE me punonjësit e saj reagoi në mënyrën e duhur duke vepruar në një situatë të jashëzakonshme. Kudo ku ka mote të acarta, furtuna apo situata të paparashikuara patjetër që ka probleme. Reforma energjitike, rritja e pagës e të gjithë punonjësve të operatorit. OSHEE, shpërblim ekstra për të gjithë punonjësit, të gjithë njerëzit që kanë qënë në gatishmëri. Janë 1800 punonjës që do të marrin shpërblim shtesë për shkak të vështirësive që kaluan. Sollën energji në shtëpitë e shqiptarëve në kushte të vështira”, tha ministri Gjiknuri.

Ndërsa administratori i OSHEE-së, Ardian Çela tha se reforma e nisur në shtator solli një rritje të pagës bazë të punonjësve, ndërkohë që është bërë dhe sigurimi i jetës së tyre, si dhe pajisja me uniforma.

Pin It