Smogu mbytës, Pekini krijon policinë ambientale

WU09 PEKÍN (CHINA) 22/12/2015 Coches circulan por una de las principales avenidas de Pekín en medio de una fuerte niebla causada por la contaminación hoy, 22 de diciembre de 2015. Pekín permanece en alerta roja desde el pasado día 18 cuando puso en marcha un protocolo de actuación que incluye el cierre de colegios y la recomendación a los vecinos para que permanezcan en espacios cerrados.EFE/Wu Hong

Pekini do të krijojë policinë ambientale, me qëllim reduktimit e smogut vdekjeprurës, teksa kryeqyteti kinez e kaloi javën e parë të vitit i zhytur në një mjegull të dendur ndotjeje. Forcat e policisë së re do të patrullojnë rrugët, në kërkim për barbekju në natyrë, djegie plehrash dhe rrugë me pluhur që dhunojnë rregullat, bëri të ditur kryebashkiaku Cai Qi said në fundjavë.

Pekini do të mbyllë edhe uzinën e fundit me qymyr dhe do të reduktojë përdorimin e qymyrgurit me 30 për qind këtë vit. Do të mbyllen 500 fabrika dhe do të ndalohet qarkullimi për 300 mijë makina të vjetra. “Kemi ende rrugë të gjatë për të përmbushur shpresat e publikut”, pranoi kryebashkiaku, duke shtuar se çdo mëngjes kontrollon cilësinë e ajrit, krahas lajmeve për motin.

Kryeqyteti i Kinës është i mbushur shpesh nga smogu helmues dhe niveli i ndotjes së ajrit më 2015 ishte më tepër se tetë herë mbi nivelin e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kina deklaroi “luftën kundër ndotjes” më 2014, por nuk ia ka dalë të bëjë ndryshimet e pritshme dhe inspektime qeveritare gjejnë vazhdimisht shkelje të rregullave për ndotjen. Javën e kaluar, skuadra inspektimi nga ministria e mjedisit gjetën disa kompani që rinisën aktivitetin, pavarësisht ndalimit nga qeveria, i njohur si “alarmi i kuq”, i cili synon uljen e ndotjes.

Mbi 500 kantiere ndërtimi e biznese dhe 10 mijë makina shkelën masat e vendosura për reduktimin e ndotjes së ajrit. Por policia e re e Pekinit mund të ndihmojë fare pak për të ndihmuar qytetarët të marrin frymë lirisht. Ajo fokusohet në burimet lokale të ndotjes, në nivel rruge, duke injoruar fabrikat e çelikut dhe uzinat me qymyr sapo del nga kufijtë e qytetet, në provincën fqinjë Hebei, apo 5 milionë makinat që qarkullojnë në rrugë. Këto të fundit janë përgjegjëse për rreth 31 për qind të llojit më të dëmshëm të ndotjes së ajrit, sipas ministrisë së mjedisit.

Teksa e di se industria e rëndë dhe makinat janë burimi më i madh i ndotjes, qeveria ka hezituar të imponojë ndryshime drastike, nga frika e pasoja ekonomike dhe protesta të mundshme nga punonjësit e mbetur pa punë. “Shkaku kryesor i problemit të smogut për rajonin, nga një perspektivë afatgjatë, është një përzierje energjie dhe industrie e papastër, e cila kërkon ndryshime të mëdha”, tha Chen Jining, ministri i mjedisit, duke shtuar se ndihet fajtor për ndotjen. Një studim ka treguar se ajri i ndotur është i lidhur me të paktën një milion vdekje në vit në Kinë dhe kontribuon në një të tretën e të gjitha fataliteteve në qytetet e mëdha, baras me pirjen e duhanit. Një tjetër studim ka zbuluar se smogu ka shkurtuar jetëgjatësinë me pesë vjet e gjysmë në disa pjesë të Kinës.

 

Pin It