MSH: Përfundon shpërndarja e 94 mijë vaksinave kundër gripit

Vaccination

Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë shpërndarë 94 mijë vaksina në 96 qendra shëndetësore në vend. Vaksinat janë dërguar në qytetet më të mëdha në vend për shkak të numrit të popullsisë dhe mundësisë më të lartë për përhapje të gripit.

Më herët mjekët kanë bërë thirrje për vaksinimin e popullatës duke filluar nga stafi i urgjencave dhe spitaleve.

MSh deklaron se shërbimi i kujdesit parësor ka qenë në gatishmëri të plotë edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Me urdhër të Ministrisë të Shëndetësisë, këto qendra shëndetësore kanë punuar me staf të shtuar, ndërsa spitalet si spitali “Shefqet Ndroqi” kanë pezulluar operacionet dhe janë angazhuar vetëm me rastet urgjente.

Pin It