Ministria e Shëndetësisë apel për të dhuruar gjak

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për të dhuruar gjak, duke shpëtuar tri jetë në vetëm 10 minuta.

Në një periudhë kur nevojat për gjak janë të mëdha, stafi e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në datë 4 qershor dhuruam gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe nisëm fushatën: “10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!”

Kështu, Ministria synon që në 1 muaj të arrihen 1 mijë dhurues, për 3 mijë jetë të shpëtuara. Deri tani janë 1422 dhurues.

“BashkohuEdheTi! Në datë 4 korrik, tek Muzeu Historik Kombëtar”, përfundon thirrja e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pin It