“Laboratori i Gazetarisë Investiguese”, Ambasada Amerikane fton studentët të aplikojnë

Të gjithë studentët e gazetarisë, shkencave të komunikimit apo fushave të ngjashme, mund të aplikojnë për të marrë pjesë në një program të gazetarisë investiguese. Linkun e aplikimit së bashku me ftesën për studentët shqiptarë e ka publikuar Ambasada Amerikane në faqen e saj të Facebook-ut.

“Je student i gazetarisë? Dëshiron të ndihmosh në luftën ndaj korrupsionit? Aplikoni për të qenë pjesë e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane, studentët e përzgjedhur të cilët demonstrojnë pasion dhe kurajë për gazetarinë e pavarur, investigative do të marrin pjesë në një program aftësimi dhe do të shkruajnë histori investigative për çështje të rëndësishme në Shqipëri.

Mjetet dhe trajnimi gazetaresk do të mundësohen nga ekspertë nga Shqipëria dhe nga profesorë të shquar të gazetarisë amerikane. /ATA/

Pin It