Kalendari historik: 4 korrik

4 Korriku është dita e 185-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 180 ditë.

Ngjarje

1776 – Revolucioni Amerikan: Shtetet e Bashkuara shpallin pavarësinë nga Britania e Madhe. Një vit më parë, Thomas Jefferson, hartuesi i Deklaratës, do të shkruante se shpallja e pavarësisë nuk ishte rastësi.

1802 – Përurohet Akademia Ushtarake e Shtetet e Bashkuara në West Point, Nju Jork. Që nga ajo kohë, 74 të diplomuar nga kjo akademi janë nderuar me Medaljen e Nderit; West Point ka nxjerrë 18 astronautë të NASA-s, 5 prej të cilëve shkuan në Hënë.

1803 – Qeveria amerikane njofton popullin se kishte blerë nga Franca territorin e Luizianës. Blerja u krye gjatë presidencës së Thomas Jeffereson, duke i paguar Francës një shumë të përgjithëshme  prej 15 milionë dollarësh (4 qindarka për hektarë)

1826 – Thomas Jefferson, presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, vdes në të njëjtën ditë si John Adams, presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, në përvjetorin e pesëdhjetë të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë .

1886 – Populli i Francës i ofron Statujën e Lirisë popullit amerikan.

1950 – Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty fillon transmetimet e para për t’iu kundërvënë propagandës komuniste; dhe më pas për nxitjen e liberalizimit në vendet si Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e tyre. Sot Radio Evropa e Lirë, e financuar kryesisht nga qeveria amerikane transmeton në rreth 18 gjuhë të botës, përfshi shqip.

Lindje

1964 – Edi Rama

Vdekje

1743 – Tomas Xheferson, presidenti i 3-të i SHBA-së. (Lindi më 1743).

1881 – Hasan Tahsini, i njohur si Hoxha Tahsini, rilindas, filozof, matematikan, psikolog shqiptar.

1918 – Cari i Rusisë Nikolla II

1934 – Marie Curie, fizikante dhe kimiste franko-polake. Laureante e Çmimit Nobel për Fizikë

Festa dhe përvjetore

Dita e pavarësisë e SHBA.

Dita e Çlirimit në Ruanda.

Dita e Republikës në Filipinet

Pin It