Tatimet, publikohen afatet për inventaret e bizneseve për 2016

adm

10 janari është afati i fundit për dorëzimin e inventarëve të bizneseve të vogla për vitin 2016. Administrata tatimore njofton biznese se dorëzimin mund ta bëjnë edhe në mënyrë elektronike. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka pasqyruar në faqen e saj zyrtare hapat që duhet të ndjekë një biznes për të kryer deklarimin.

Në këtë faqe ndodhen kalendaret dhe afatet e shlyerjes së detyrimeve për bizneset sipas kategorive të tatimpaguesve. Deklarimi vjetor i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për bizneset e vogla, duhet të bëhet jo më vonë se data 10 shkurt, ndërsa për bizneset e mëdha, jo më vonë se 31 mars.

Ndërsa këstet 3­- mujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për biznesin e vogël, duhet të mbyllen brenda datës 20 prill, për tremujorin e parë; brenda datës 20 korrik, për tremujorin e dytë; brenda datës 20 tetor, për tremujorin e tretë; dhe brenda datës 20 dhjetor, për të katërtin.

Pin It