I ftohti dhe ngricat, dëmtohen 800 dynymë luleshtrydhe

luleshtrydhe-660x330

Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë dëmtuar rreth 800 dynymë luleshtrydhe në rrethin e Fierit, në Frakull. Fermerët dhe kultivuesit e luleshtrydheve ndodhen në vështirësi dhe i frikësohen falimentimit.

Ata theksojnë se një problem tjetër është edhe mungesa e sigurimeve. Sipas tyre asnjë kompani nuk merr përsipër t’u sigurojë produktin, pasi e dinë qe kjo zonë ka gjithmonë probleme, duke përfshirë edhe përmbytjet.

Në Frakull janë 150 fermerë që kultivojnë luleshtrydhe dhe produkti i tyre është dëmtuar nga moti i ftohtë i këtyre ditëve.

Pin It