Tre muaj pa paga, punëtorët e ARMOs paralajmërojnë grevë të hënën

nafte

Punëtorët e rafinerisë së ARMOs në Fier deklarojnë se do të nisin grevën e urisë të hënën për arsye se prej tre muajsh nuk marrin pagat mujore.

Sipas tyre kanë kaluar tre muaj pa marrë shpërblimin për punën e bërë, ndërsa prej 19 muajsh kompania nuk ka paguar as sigurimet e tyre.

“Të hënën do të futemi në grevë urie”, shprehen ata duke thënë se grevën e urisë e shohin si zgjidhjen e vetme për problemin e tyre.

Pak kohë më parë një punonjës i kësaj rafinerie tentoi të hidhej nga kulla e oxhakut, ndërsa protestat vazhduan edhe përpara prefekturës. Punonjësit kanë theksuar se edhe pse problematika është përcjellë në instancat më të larta, ka munguar reagimi i institucioneve përkatëse.

Pin It