Rama: Rrisim pagat për mjekët e infermierët dhe për ndihmën ekonomike

Kryeministri Edi Rama promovoi sot për mbështetjen që thotë se do t’i jepet shëndetësisë përmes buxhetit të vitit të ardhshëm.

Ai publikoi një video informuese mbi atë që e cilëson mbështetje e rritur me Buxhetin 2018 për Shëndetësinë që duam dhe kujdesin social për qytetarët më në nevojë.

Bëhet fjalë për rritje page 5% për mjekët dhe infermierët si dhe dyfishim i bonusit.

Ndërkohë Rama premton mbështetje përmes buxhetit edhe për ndihmën ekonomike. Ai thotë se qeveria do të rrisë 2 deri 3 herë pagesat për ndihmën ekonomike.

Pin It