Nisi sot provimi i shtetit për 544 infermierë

infermiere

Plot 544 infermierë do të hyjnë në provimin e shtetit nga data 9-12 janar. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve që duan të marrin licencën e ushtrimit të profesionit të infermierit.

Në listën e publikuar nga AKP përcaktohet edhe vendi dhe ora e provimit për secilin aplikant. Në total gjatë këtij sezoni të provimit të shtetit, do të hyjnë në provim 1.256 infermierë, duke përfshirë edhe ata që u testuan në muajin dhjetor.

Kalimi me sukses i këtij provimi është kusht për të marë licencën e ushtrimit të profesionit të mjekësisë, në të kundërt kandidatët nuk mund të punësohen në sektorin publik.

Pin It