Risi: Del në treg smartfoni i parë Nokia Android

auto_nokia1483862623

Smartfoni i parë Nokia Android ka dale në treg dhe do të lançohet vetëm në Kinë pasi ky vend vlerësohet si një treg i rëndësishëm strategjik me qindra milionë përdorues.

Smartfoni i parë Nokia Android vjen me ekran 5.5-inç HD, kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, procesor të Qualcommit Snapdragon 430, 4 gigabajt RAM memorie si dhe 64 gigabajt memorie të brendshme.

Pritet që Nokia 6 të fillojë të shitet këtë vit me çmim prej 246 dollarë.

Pin It