Smartfoni i parë në botë para se të kishim Iphone dhe Samsung

Smartphone-i i parë ka pasur pamje tërisht ndryshe nga këta të sotmit. Para ekzistimit të Iphone, Samsung dhe kompanive të tjera të mëdha me telefonë të mençur, një tjetër kompani kishte provuar të fuste këtë teknologji në jetën e njerëzve.

Modeli i parë i telefonit të mençur quhej Simon dhe kishte dalë në shitje më 1994.

Ai kishte shërbime të integruara si ekran me prekje, shërbim për e-maile dhe disa aplikacione bazike.

Simoni kishte edhe probleme të tjera siç ishte bateria që zgjaste vetëm një orë dhe raportet e ndryshme thonë që ai ishte dështim pasi u shit në vetëm 50 mijë copë dhe qëndroi në shitje për vetëm gjashtë muaj.

Pin It