Kujdes me smartfonin, rrezik për qafën dhe kurrizin

Studimet e ndryshme tregojnë se numri i pacientëve me dhimbje të qafës dhe të kurrizit po rritet gjithnjë dhe më shumë e kjo lidhet me përdorimin e tepërt të smartfonëve.

Kirurgët dhe ortopedët përballen me pacientë të rinj, të cilët kanë probleme me diskus hernia. Autori i studimit, dr. Tod Lanman, neurokirurg në Los Anxhelos thotë se problemet me kurrizin  dhe qafën vijnë si pasojë e qëndrimit në telefon.

“Qafa qëndron në pjesën e kundërt, pasi njerëzit shikojnë poshtë në ekranet e telefonave të tyre me orë të tëra dhe çdo ditë”, thotë ai.

Sipas mjekëve, pozicionimi i qafës nën këndin 15 shkallësh ndikon që koka të ketë ndjenjën se peshon 12 kg, derisa në pozitën neutrale ajo peshon rreth katër deri në pesë kilogramë.

Ngarkesa në kurriz shtohet sipas shkallëve në 60 shkallë kurrizi ngarkohet për madje 27 kilogramë, në krahasim me 12 kg standardë.

Lanman thotë se problemet janë më të theksuar te gjeneratat e reja, kryesisht për shkak të përdorimit të pandërprerë të telefonit.

Ai rekomandon që telefonat mobil të mbahen para fytyrës dhe sugjeron që përdorimi i pajisjes të bëhet me dy duar për të siguruar pozitë sa më shumë simetrike dhe komfore për kurrizin.

Gjithashtu mjekët i rekomandojnë personat që punojnë me kompjuter ose tabletë që të përdorin karrige për monitor në mënyrë që të qëndrojnë në nivel horizontal.
 

Pin It