Shëroni dhembjet e fytit sipas këshillës së Profetit (a.s)

Aloe vera është prej bimëve, të cilat përdoren kryesisht në trajtimin e lëkurës. Mirëpo a e dinit se  ajo ka edhe vlera të tjera kurative?

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë, mjekimi më i mirë për ju është me kupa dhe me aloe indiane. Mos i mundoni fëmijët tuaj duke ua shtypur bajamet,kur janë të sëmurë me bajame.”

Xhabir ibn Abdullahu  tregon se: ” Pejgamberi alejhi selam, një ditë, shkoi tek Aishja, të cilën e gjeti duke u kujdesur për një fëmijë, të cilit po i rridhnin hundët gjak. E pyeti: “Ç’po ndodh?” Ajo u përgjigj: “Me siguri ka pezmatim të fytit ose dhembje koke!” Atëherë, Pejgamberi alejhi selam tha: “Mos i dëmtoni fëmijët tuaj! Kur t’ju sëmuren fëmijët nga bajamet ose nga dhembja e kokës, lajini aloe vera me ujë dhe pastaj futjani fëmijës nga hunda.” Aishja menjëherë e kërkoi ilaçin, e përdori dhe fëmija u shërua.”

Thithja me hundë e pluhurit të aloe veras kuron bajamet që janë të mbushura me gjak flegmatik, i cili mblidhet në trupin e fëmijëve të vegjël. Aloe vera  ndalon ënjtjen e bajameve dhe e bën të mundur tërheqjen e saj në vendin përkatës.
Ajo gjithashtu ndihmon edhe kundra sëmundjeve të tjera.

Ibn Sina, në veprën e tij “Ligjet e mjekësisë”, për kurimin e pezmatimit dhe të ënjtjes  së bajameve këshillon përdorimin e shapit, farave të rigonit dhe të aloe veras.

I sëmuri duhet të shtrihet në shpinë, me supe pak të ngritura dhe kokën drejt. Në këtë pozicion, ilaçi i kalon në kokë dhe  më pas, e nxjerr jashtë sëmundjen me anë të teshtimave. Pejgamberi alejhi selam e ka përdorur vetë këtë lloj metode.

Pin It