Ndërtoni kështjella në Xhennet me suren Ihlas

Pasuria e kësaj bote është e shtershme, shpeshherë edhe e munguar. Megjithatë për besimtarin e vërtetë ajo që ka më shumë rëndësi është pasuria e botës tjetër. Sipas një thënieje profetike, i Dërguari i Allahut, na mëson si të ndërtojmë kështjella në xhennet, duke qenë në këtë botë.

“Kushdo që  lexon suren Ihlas dhjetë here, Allahu i ndërton atij një kështjellë në Xhenet dhe i dhuron edhe mirësi të tjera.”

Omeri (r.a)tha:
Atëherë ne do të kemi shumë kështjella, o i Dërguari i Allahut!

Profeti(a.s) tha:

“Allahu posedon shpërblimin më të madh dhe më të mirë.”

Sureja Ihlas

Bismillahirr-rrahmanirr-rrahijm!

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1.Kul huvall-llahu ehad.(Thuaj: Ai,Allahu është Një!)

2.Allahus-samed.(Allahu është që cdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për cdo nevojë.)

3.Lem jelid, ve lem juled.(As s`ka lindur kë,as nuk është i lindur.)

4.Ue lem je ku(n)lehu kufuuen ehad. (Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.)

Pin It