Si të jemi më të mirët sipas këshillës profetike


Profeti Muhammed (a.s) ishte pa dyshim shembullli më perfekt i njeriut të moralshëm, e më të vlefshëm në shoqëri. Mirëpo si do të ishte profili i një njeriu të moralshëm për të Dërguarin (a.s)? Hadithet e mëposhtëme na udhëzojnë se si të jemi të tillë:

 

  1. “Më të mirët e ymetit tim janë ata që kur shihen, përmendet All-llahu! Ndërsa, më të këqijtë e ymetit tim janë ata që mbartin fjalë, ata që ndajnë në mesin e të dashurve, dëshiruesit e së keqes për të pafajshmit!”
  2.  “Më të mirët e ymetit tim janë ata që thërrasin drejt All-llahut dhe i bëjnë robtë e Tij të dashur për Të!”
  3. “Më të mirët nga bijtë e Ademit janë pesë: Nuhu, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi. Dhe, më i miri i tyre është Muhammedi!”
  4.  “Më të mirët ndër ju janë ata që e mësojnë Kur’anin dhe ia mësojnë atë të tjerëve!”
  5. “Më të mirët ndër ju janë më të edukuarit ndër ju!”
  6. “Më të mirët ndër ju para Islamit (në xhahilije) janë më të mirët ndër ju edhe në Islam, nëse e kuptojnë fenë!”
  7.  “Më të mirët ndër ju janë ata që më së miri e shlyejnë borxhin!”
  8. “Më të mirët ndër ju janë më të mirët me familjen e tyre!”
  9. “Më të mirët ndër ju janë më të mirët me gratë e tyre.”
  10.  “Më të mirët ndër ju janë jetëgjatët vepërmirë!”

 

Burimi:Drita Islame

Pin It