5 gjëra të padëgjuara që mund të bëni me 5G

E gjithë industria e teknologjisë pa kabllo po flet për 5G. 5G ka si qëllim të jetë 1000 herë më i shpejtë se teknologjia aktuale pa kabllo dhe më e shpejtë se ajo çka ofron Google Fiber me lidhjen fizike në shtëpi.

Shpejtësia e pabesueshme dhe përgjegjshmëria e arritur me 5G hap mundësi të reja dhe kjo teknologji i bëri njerëzit të belbëzonin në shfaqjen e Kongresit Botëror të Telefonave në Barcelonë, Spanjë, këtë javë.

“5G do të jetë një nivel tjetër,” tha Cristiano Amon, president i biznesit të chip-ave Qualcom. Do të ketë “lidhje të kudondodhur nga të gjitha llojet e pajisjeve.”

Ja disa gjëra që mund të bëjë 5G :

Lojërat dhe eksperienca të reja

Dëshironi të luani një lojë virtuale kundër një mikut tuaj në një pjesë tjetër të botës ose të vizitoni një shtëpi plazhi kur në të vërtet ti je në apartamentin tënd? Me 5G ju mund të derdhni pa kabllo këtë përmbajtje në pajisjet tuaja të realitetit virtual.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg tha në KBT që ne shpresuam që RV do të ishte një nga aplikacionet më të mira të 5G. Të dhënat transferohen aq shpejtë sa ju nuk do tju duhet të prisni shumë për një eksperience virtuale të ngarkohet në kufjet e RV.

Makinat me vetë-kontroll  

Rrjeti 5Gmund të përgjigjet mjaftueshëm shpejtë për të koordinuar makinat me vetë-kontroll, edhe nëse makinat komunikojnë me një kontrollues qendror në një kryqëzim të rrugës edhe nëse makinat komunikojnë me njëra tjetrën.

“Mund të imagjinoni një rrugë pa semafor—makinat kalojnë por nuk përplasen me njëra tjetrën,” tha Volker Held, koka e marketingut të inovacionit te krijuesi i pajisjeve të rrjetit Nokia.

Kujdesi Shëndetësor në distancë

Telemjekësia bëhet e mundur me 5G, vonesa në komunikim e të cilit është aq e shkurtër sa i lejon mjekët të performojnë disa procedura në distancë.

Vonesa në kohë është aq e vogël sa doktorët mund të përdorin robotë për të kryer operacione kur ata janë rreth 1,00 milje larg. Njerëzit në zona të largëta mund të marrin trajtim të specializuar edhe nëse ata janë në gjysmën tjetër të botës.

Video konferenca

Mënyra se si ne komunikojmë do të bëhet më vizuale. Imagjinoni sikur po flisni me familjen tuja me anë të një video super të mprehtë, me një rezolucion kaq të madh sa do ju duket sikur jeni pranë tyre. Ose të bëni prova me shokët e bandës- secili në shtëpinë e vet- me anë të një video. Kjo duket e thjeshtë por rrjetet e sotme nuk ofrojnë një komunikim në kohë reale preciz

Shpejtësi të faqeve të internetit

E keni parasysh në të gjithë filmat e famshëm kur dikush kërkon diçka në internet  të gjitha faqet ngarkohen me një shpejtësi të madhe në një ose dy sekonda. Me 5G këto rezultate do ti keni dhe ju. Nëse dëshironi të shkarkoni një film qe me rrjetin 4G ju merr disa minuta (6-10 minuta) për tu shkarkuar, me 5G ju ,mund ta bëni këtë në 10 sekonda.

Pin It