Jo më ndeshje të Champions League në orën 20:45

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sezoni i ardhshëm 2018-2019 në Ligën e Kampioneve do të vijë me ndryshimin e orarit të transmetimit të ndeshjeve. Sipas komunikatës zyrtare të UEFA-s asnjë ndeshje nuk do të luhet më në orën 20:45, por në dy orare të ndryshme në 19:00 dhe në 21:00.

Ky ndryshim vjen si pasojë e diskutimeve ta mbajtura në dhjetor të 2016-ës, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFAS-s ku ndër të tjera u miratua me vendim edhe ndryshimi i orarit.

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni edhe komunikatën zyrtare të UEFA-s rreth ndryshimit të orarit të ndeshjeve në këtë kompeticion. http://fr.uefa.com/uefachampionsleague/news/newsid=2522560.html#/

Pin It