Aplikacioni që përditëson prindërit për shkollën e fëmijëve

 Një aplikacion i ri  po krijohet për të ndihmuar prindërit të zgjidhin problemin e harresave dhe orareve të mësimeve të fëmijëve të tyre.

Sipas një studimi të ri, të kryer nga krijuesit e aplikacionit të ri, 72% e prindërve humbin ngjarjet kryesore të shkollës. ‘Skool Loop’ ndihmon prindërit që në mënyrë të thjeshtë të shohin se çfarë ndodh në shkollën e fëmijës.

Sharlene Barnes, krijuesja e këtij aplikacioni thotë se ideja i erdhi pas problemit me fëmijën e saj për të qenë e përditësuar me ngjarjet në shkollë.

Shkollat që janë bërë pjesë e këtij aplikacioni shpërndajnë informacione, lajmërime, mbledhje prindërish, njoftime të rëndësishme.

Prindërit që e kanë shkarkuar si aplikacion, zgjedhin shkollën ku kanë fëmijët e tyre dhe informacionin e kanë aty.

Ky aplikacion është krijuar në Australi, për një rrjet shkollash australiane.

Pin It