Boris Pasternak, nobelisti i “Doktor Zhivago”

boris

Më 10 shkurt 1890 lindi në Moskë, shkrimtari rus Boris Pasternak.

Ai lindi në Moskë dhe ishte i biri i një artisti të talentuar. Babai i tij ishte piktori që ilustronte punët e Tolstoit, ndërsa mamaja një pianiste shumë e njohur. Edukimi i tij do të niste në një gjimnaz gjerman dhe më pas ai do të vazhdonte një nga universitetet më të njohura në Moskë. E çuditshme sesi prindërit e tij mendonin që Pasternak do të bëhej një muzikant i njohur. Duke ndjerë influencën që Scriabin, kompozitori i njohur kishte te djaloshi ndërsa e dëgjonte, ata vendosën që ta çonin të studionte për gjashtë vjet muzikë. Por edhe pse kjo gjini artistike do të ndryshonte ndjesitë e djaloshit, duke e bërë më të ndjeshëm në vitin 1912, ai do të braktiste studimet duke shkuar në Universitetin e Marburg në Gjermani për të studiuar psikologji. Studimet në psikologji do ta hidhnin atë dalëngadalë në një nga fushat që më vonë do të bëhej qëllimi kryesor i jetës së tij, letërsia. Pas katër muajsh studime, ai udhëton drejt Italisë, kthehet sërish në Rusi dhe vendos të studiojë letërsi. Libri i tij i parë u botua në vitin 1922 dhe quhej “Jeta e motrës sime”. Ky roman interesant do të vinte në sy të kritikës, e cila do ta quante atë një nga shkrimtarët më bashkëkohorë të kohës, në Rusinë e atyre viteve. Pikërisht gjatë kësaj kohe, babai i tij do t‘i shkruante poetit të njohur, Rilke, ku t‘i shprehej për talentin e djalit të tij të vetëm. Poeti gjerman do të lexonte me vëmendje krijimet e djaloshit që po tërhiqte vëmendjen e rusëve, duke u shprehur se sheh një shkrimtar të ardhshëm. Kaq do të mjaftonte që djaloshi t‘i përkushtohej edhe më tepër këtij pasioni, duke pasur një prodhimtari më të lartë në ato vite pas botimit të romanit të parë.

Ai vdiq më 30 maj të vitit 1960. I biri i tij e mori çmimin “Nobel” të të atit në ceremoninë që u bë në Stokholm në vitin 1989. Ai tha vetëm një fjali “Pastërnak e donte Rusinë”. Gjithçka çfarë përshkruhet te “Doktor Zhivago” është dashuria e tij për këtë vend dhe kjo gjë mund të shihet edhe në realizimin që këtij romani i ka bërë në film regjisori David Lean në vitin 1965. Askush nuk mund të dyshojë te Pastërnak, askush nuk mund të sjellë më personazhet e tij të thellë psikologjikë.

 

Boris Pasternak  u nda nga jeta më 30 maj 1960

Pin It