Studim: Si kalohen fobitë me anë të terapisë së ekspozimit ?

mhn-pate-pote-se-autes-tis-10-perioxes-an-exete-fobies

Të gjithë njerëzit ndodh që të kenë fobi nga më të ndryshmet. Shkencëtarët sëfundmi thonë se njerëzit duhet të kryejnë terapinë e ekspozimit, pra tu tregohen shumë imazhe fobike njëra pas tjetrës pa ju lënë kohë të ndërgjegjësohen për secilën prej tyre.

Studiuesit e Institutit të Zhvillimit të Mendjes së Fëmijëve në Los Angeles, u tregonin imazhe fobike pacientëve të tyre kur ata nuk e kishin mendjen dhe kontrollonin reagimin e trurit të tyre në rezonancën magnetike.

Kreu i studimit, Dr Bradley Peterson, tha se “Megjithëse ashtu siç prisnim, ndodhi reagimi në rajonet neurale të frikës, ne vrojtuam gjithashtu aktivizim të rajoneve emocionale të trurit dhe atyre të sjelljes, të cilat ndikojnë në reduktimin e frikës së ndërgjegjshme”.

Studiuesit punuan me 21 njerëz me fobi nga merimangat dhe 21 pjesmarrës pa fobi.Ata u testuan për gjendjet që nuk kishin të bënin me fobinë psh një lule dhe me imazhe të frikshme si merimanga, në dy nivela ekspozimi, shumë të shpejta dhe të gjata.

Gjatë ekspozimit të shpejtë imazhi i frikshëm ndiqej menjëherë nga një imazh jo i frikshëm që e maskonte të parin dhe parandalonte njohjen e plotë të tij.

Sipas doktorit Paul Siegel, ky studim tregoi se në mënyrë anti-intuitive truri mund të procesojë më mirë stimujt e frikshëm kur ato prezantohen pa ndërgjegjësimin e plotë, duke sugjeruar se njerëzit me fobi mund të përballen më mirë me frikat e tyre kur nuk janë plotësisht të ndërgjegjshëm se e kanë kryer këtë.

Pin It