Shqipëria, një nga konsumatorët më të mëdhenj të ullirit në botë

auto_ulli1449834964

Raporti i Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit e rendit Shqipërinë si një ndër vendet me konsumatorët më të mëdhenj të ullirit në botë, me 10.7 kilogram për frymë në vit.

Shqiptaria ia kalon edhe Spanjën që njihet si prodhuesi më i madh dhe konsumatori më i madh i ullirit, si dhe vendet e tjera si Algjeria, me 6.2 kilogramë për frymë.

Në Raportin e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit thuhet se në vendin tonë konsumohen 31 mijë tonë ullinj në vit dhe në raport me popullsinë kjo e bën vendin më të madh konsumator të ullirit në botë.

Sipas statistikave në Europë, konsumi i ullirit është dyfishuar pas viteve 90-të, nga 300 mijë tonë në rreth 600 mijë tonë.

Pin It