Shqipëria nën ujë, ja akset e bllokuara

Që prej ditës së djeshme vendi është nën ‘pushtetin’ e kushteve të vështira atmosferike, shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe ërëra të forta.

Prej natës së mbrëmshme, në disa akse kryesore në vend ka përmbytje duke vështirësuar kështu trafikun dhe duke bllokuar me orë të tëra udhëtarët.

Ndërkohë, para dy ditësh, sinoptikanët gjermanë bënë një parashikimin.

Portali Wetter.net, i specializuar vetëm për motin, shkruante se në Shqipëri mund të bjerë deri në 500 litra shi për metër katror.

Akset problematike në vend

Disa rrugë të bllokuara në mbarë vendin për shkak të vërshimit të ujërave. Si pasojë e intensitetit të lartë rreshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.

Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.

Autostrada në drejtimin Tiranë-Durrës është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranës është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.

Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri në një njoftim të dytë.

Pin It