Revista Vogue: Shqipëria dhe Kosova, ndër 9 vendet që një grua aventuriere duhet të vizitojë

Farm in Valbona valley in Albania

Me shtigje të reja dhe shtëpiza të hapura përreth globit, kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë, për të veshur çizmet tuaja të ecjes dhe për të nisur një aventurë në disa nga destinacionet më të bukura në botë, shkruan revista e njohur “Vogue” për destinacionet që çdo grua aventuriere duhet të vizitojë në 2017.

Nëse ju kërkoni të shkoni në malet e Amerikës së Jugut, ose të ngjiteni në malet e egra evropiane, apo të shikoni pinguinët në Antarktid, tani është koha për t’u njohur me shumicën e vendeve më të paeksploruara të botës.

Në vendet e Ballkanit përmenden Kosova dhe Shqipëria si vende atraktive për ecje malore. “Gjatë udhëtimit mund të njiheni me trashëgiminë e pasur kulturore të rajonit, duke qëndruar në fshatrat lokale që gjenden në zonat malore apo në bregdet”, theksohet në shkrimin e revistës.

Destinacionet kryesore që çdo grua duhet të vizitojë në 2017 janë Peruja, Antarktida, Australia Perendimore, Finlanda, Kanadaja, Ballkani, Nepal, Jordani dhe Kenia.

Burimi: http://www.vogue.com/13516539/travel-destinations-for-adventurous-women-in-2017/

Pin It