Kombëtarja kuqezi zhvillon stërvitjen e parë për Euro 2016

stervitja_e_pare

Ekipi kombëtar shqiptar zhvilloi stërvitjen e parë në Bad Waltersdorf të Austrisë. Përfaqësuesja kuqezi është grumbulluar në ambientet e hotel “Falkeinsteiner” në Austri ku do të qëndrojë gjatë fazës përgatitore para nisjes së Kampionatit Europian.

Deri tani janë grumbulluar 19 futbollistë të cilët kanë filluar përgatitjet zyrtare për Euro 2016 nën drejtimin e trajnerit De Biazi. Stërvitja e parë zgjati rreth një ore e 20 minuta dhe pati karakter të përgjithshëm. Sipas programit, stërvitja e rradhës do të zhvillohet ditën e hënë në orën 10.00, ndërsa ajo e pasdites në orën 17.30.

Në stërvitjen e parë morën pjesë futbollistët e mëposhtëm: Berisha, Shehi, Hoxha, Gjimshiti, Ajeti, Cana, Lenjani, Abrashi, Rrahmani, Rashica, Shala, Lila, Basha, Gashi, Mavraj, Roshi, Bala, Cikalleshi dhe Hysaj.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë më 29 maj me Katarin.

 

Pin It