Në prag të sfidës me Italinë, ja formacioni i mundshëm

Eksperimenti me Spanjën nuk funksionoi dhe Panucci i është rikthyer modulit të vjetër në përballjen me Italinë.

Nga minuta e parë kapiteni Agolli, ndërsa konfirmohen Kaçe e Grezda. Pak nga starti i ndeshjes së fundit të elimnatoreve, trajneri Panucci është i vendosur për të kërkuar më të mirën dhe këtë gjë do ta arrijë pa bërë eksperimente siç ndodhi në Spanjë, 3 ditë më parë.

Panucci do të rikthejë rreshtimin me 4 në mbrojtje, me rikthimin e Mavrajt në krah të Ajetit. Në mesfushë pritet një rreshtim me 5, ku krahas Roshit të rikthyer nga pezullimi, konfirmohen Grezda dhe Kaçe. Një vend titullari e ka dhe Memushaj, ndërsa dilema mbetet te Kukeli, i cili ka patur disa shqetësime në stërvitjen e fundit dhe për momentin një vend titullari mendohet se mund ta marrë Basha.

Konfirmohen ndërkohë nga minuta e parë Sadiku, i cili për arsye sigurie është aktivizuar vetëm në pjesën e dytë në Spanjë.

Në konferecën për shtyp, Panucci zbuloi se mosaktivizimi i Sadikut dhe Agollit në ndeshjen në Spanjë ishin masa paraprake për të patur formcionin më të mirë në ndeshjen me Italinë.

Pin It