Kush është kapiteni i ardhshëm i Kombëtares

Të premten e kaluar Christian Panucci publikoi listen e futbollistëve për miqësoren ndaj Norvegjisë në “Elbasan Arena”.

Në listë bie në sy mungesa e Agollit.

Sipas Panuccit Agolli nuk është i përfshirë për shkak të moshës së tij.

Por mosgrumbullimi i Agollit ka ngritur edhe pyetjen se kush do mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjet e radhës.

E në lidhje me emrin e ri që do të jetë edhe kapiteni i kombëtares, Panucci ka theksuar se nuk ka preferenca dhe shiriti do t’i takojë atij lojtari që do të jetë pjesë e formacionit, e që ka edhe më shumë ndeshje me kombëtaren.

“Mbetet për t’u parë kush do të zbresë në fushë, për të parë edhe kush do të mbajë shiritin e kapitenit”, tha Panucci.

 

Pin It