Ujërat vërshojnë në Shkodër, përmbytet qyteti

Si pasojë e motit me shi qarku i Shkodrës ka ditë që është nën pushtetin e ujit. Reshjet e shumta kanë sjellë përkeqësim të situatës çdo ditë e më shumë. Është rritur niveli i lumit Buna gjë që ka sjëllë rrezik të përmbytjeve edhe brenda qytetit të Shkodrës.

IGJEUM thotë se do të vazhdojë rritja e prurjeve edhe gjatë ditës së sotme në pjesët malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin, dhe si pasojë do të rrezikohet përmbytja e qytetit të Shkodrës, përveç rrethinave.  Siç mund ta shohim edhe në fotografitë e bëra gjatë ditës së sotme qyteti i Shkodrës është zgjuar në disa pjesë të saj e përmbytur.

Pin It