Si të krijoni lagështi kur ajri në shtëpi është i thatë?

Gjatë ditëve të dimrit ajri në hapësirat e mbyllura është i thatë për shkak të ngrohjes.  Sasia normale e lagështisë në hapësirën e mbyllur gjatë dimrit duhet të jetë midis 30 dhe 50 për qind.

Lagështia mund të shtohet shumë thjesht, madje me ndihmën e mjeteve rrethanore.

Në radiator mund të vendosni një enë me ujë në të cilën do të shtoni disa pika vaji eterik livande, eukaliptusi apo mente.

Vajrat eterikë kanë cilësi antivirusale, ndikojnë mirë në rrugët e frymëmarrjes dhe eliminojnë lodhjen.

Ujin në enë duhet ta ndërroni çdo ditë. Kundër ajrit të thatë mund të shërbejë edhe rroba e larë të cilën do ta thani në afërsi të drejtpërdrejtë me radiatorin. Uji nga rroba do të avullojë, por njëkohësisht edhe do të mbajë lagështinë në hapësirë.

 Ajri i thatë mund të njomet edhe me vlimin e ujit. Mjafton që në një tenxhere të zakonshme të nxirrni ujë dhe të shtoni copëza të lëvores së portokallit apo të limonit.

Në zjarr të lehtë lini që ajo përzierje të vlojë. Avulli do të shtojë lagështinë në lokal, ndërkaq aroma  do të rregullojë gjendjen tuaj.

Lagështinë mund ta krijoni edhe pas dushit duke hapur dyert e tualetit.

Pin It