Farmacia që jep ilaçe dhe libra!

“Sweny”, në Dublin është një farmaci ndryshe nga të tjerat. Aty, përveçse shiten ilaçe organizohen lexime në grup dhe shkëmbehen libra.

E themeluar në vitin 1847, kjo farmaci mbledh vazhdimisht dhjetëra vullnetarë që organizojnë takime letrare.

Në vitin 1904, në këtë farmaci hyri një shkrimtar i ri, tek të njëzetat që kërkoi nga farmacisti i asokohe, Frederick William Sweny, disa këshilla për librin që po shkruante.

Ky shkrimtar ishte James Joyce, që në veprat e tij e tregon hapur dashurinë për Dublinin.

 

Pin It