Lojtarët e Kombëtares mesazhe urimi në murin e Kryemistrisë

lorik-cana-gianni-de-iasi

Disa lojtarë të kombëtares shqiptare kanë  uruar të gjithë shqiptarët duke dërguar mesazhe tek ekrani në murin e kryeministrisë.

Në murin e institucionit qeverisës janë shfaqur mesazhet e Etrit Berishës, Ansi Agollit, Elseid Hysajt, Lorik Canës e trajnerit Gianni De Biasi që kanë shfrytëzuar këtë mundësi që i jepet cdo shqiptari për të uruar bashkëkombasit e tyre.

Mesazhet e kuqezinjve marrin një vlerë të vecantë sidomos në prag të vitit 2016, vetëm 6 muaj nga eliminatoret e Francë 2016, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një event madhor të futbollit.

Mesazhet e kuqezinjve vijojnë si mëposhtë:

Gianni De Biazi: “Urimet me te mira per festat e fundvitit per te gjithe shqiptaret. Cdo cast te ketij viti marramendes, e kemi perjetuar sebashku dhe urojme qe endrra te vazhdoje edhe ne 2016”

Lorik Cana: “Sjelltë ky vit sa me shume shendet e dashuri per cdo vater shqiptare ju premtojme nje vit te paharruar dhe uroj qe se bashku te perjetojme emocione edhe me te medha”

Ansi Agolli: “Gëzuar festat! Mbretëroftë gëzimi dhe hareja te të gjithë shqiptarët”

Etrit Berisha: “Gëzuar vititn e ri, suksese dhe mbaresi për të gjithë. Gaz e lumturi për cdo shqiptar”

Elseid Hysaj: “Kaluam së bashku një vit të paharruar, faleminderit për mbështetjen. Urimet më të mira për cdo shqitar, shkruan në mesazhin e tij”

dfgdfg 219643 219644 dfg

Pin It