Trajneri i Nantes: Cana lider në ekip por duhet të japë më shumë në fushë

CanaNantes-650x406

Trajneri i FC Nantes, Michel Der Zakarian është shprehur jo shumë i lumtur nga paraqitja e deritanishme e Lorik Canës në fushën e lojës.

Megjithatë, në prononcimin e tij ai e konsideron kapitenin kuqezi një ekzemplar, sa i përket motivimit të ekipit, por nuk harron t’i përmendë Europianin. Sipas deklaratës së Der Zakarian Cana duhet të luajë sa më shumë në mënyrë që të japë më të mirën e mundshme edhe në “Euro 2016”.

“Me karakterin që ka, Lorik Cana në dhomat e zhveshjes ai është një ekzemplar në motivimin dhe karikimin e ekipit. Ai është gjithashtu serioz dhe korrekt. Kjo është puna e tij. Por, sa i përket paraqitjes në fushë, unë mendoj se ai mund të bëjë edhe më mirë se kaq. Ndonëse duhet marrë në konsideratë fakti që kishte disa probleme fizike”, u shpreh trajneri i FC Nante.

Pin It