Bernard Berisha larg Skëndërbeut

bernard-berisha

Pas largimit të Piter Olainkës, ekipi i Skënderbeut pritet të përballet edhe me largime të tjera në merkaton e janarit.

Tashmë ka ardhur radha e Bernard Berishës për të lënë kampionët e Shqipërisë. Vetë klubi i Skënderbeut me anë të presidentit Ardjan Takaj që ka zyrtarizuar largimin e Bernard Berishës, por nuk ka zbuluar se ku do të transferohet ai.

Për lojtarin ka patur interesime nga ekipet belge të Gent dhe Anderleht, por kohët e fundit një interes të madh ka shfaqur edhe Verona në Serie A. Për të parë skuadrën e re të Berishës duhet të presim.

 

Pin It