Messi dy çmime në vigjilje të “Topit të Artë”

_T6Q0350.v1451245898

Lionel Messi vazhdon të marrë trofe të tjera individuale në karrierën e tij. Në vigjilje të ceremonisë për “Topin e Artë”, ku ylli i Barcelonës është kandidati kryesor për t’a fituar, Messi është vlerësuar edhe dy çmime të tjetëra. Argjentinasi ka fituar trofeun e çmimit “Globe Soccer” si lojtari më i mirë i vitit. “Është gjithmonë gjë e bukur të marrë çmime të tilla individuale, por është puna kolektive ajo që i sjell këto. Nuk mund të them se ky është kujtimi më i bukur i vitit. Tani më duhet të fokusohem akoma më shumë tek Barcelona”, u shpreh Messi pas marrjes së çmimit.

Gjithashtu Messi ka fituar edhe çmimin e golit më të bukur të edicionit 2014-2015 duke mposhtur Cristiano Ronaldon. Bëhet fjalë për garën për golin më të bukur të edicionit 2014-2015 në Ligën e Kampionëve. Në një votim të organizuar nga UEFA në të cilin morën pjesë rreth 200.000 njerëz, 39% prej tyre votuan për golin e Messit ndaj Bayernit, ndërsa 24% për atë të Ronaldos ndaj Liverpoolit.

“Pleshti” gjithashtu është pretendenti kryesor për “Topin e Artë”.

Pin It