Hitzfeld: Guardiola gjeni në aspektin taktik por…

1254983211-pep-ottmar-dpa-AF2taXa7

Në Gjermani vazhdojnë akoma komentet për Pep Guardiolën.

Përveç atyre që thonë se largimi i spanjollit është një humbje e madhe për Bayernin, ish trajneri i bavarezëve Otmar Hitzfeld shprehet ndryshe: “Pep Guardiola është një gjeni në aspektin taktik dhe mund të parashikojë çdo lëvizje të mundshme të kundërshtarëve por në raportet personale me lojtarët nuk ka bërë asgjë.

Bayerni nuk duhet të trishtohet për largimin e tij. Me siguri nuk do të përmbyset bota, Bayerni nuk ka asnjë lloj problemi.

Për Ancelottin mund të them se është shumë i zoti taktikisht por në të njëjtën kohë ka edhe raporte shumë të mira me lojtarët”, tha Hitzvelt.

Pin It